Armando Markaj është shembulli më i mirë i integritetit njerëzor. Së fundmi, i riu shqiptar, i cili punon aktualisht si kamerier, po lakohet së tepërmi nëpër mediat amerikane për shkak të një gjesti human.
Përpara disa ditëve ai pati një debat me një grua amerikane që u vërvit rreth përmbajtjes së imazheve mashkullore që kishin muret e lokalit ku ai punon. Mirëpo, kjo nuk ndali aspak atë që t’ia kthente mbrapsht gruas çekun me shumë prej 424 mijë dollarësh, që e kishte harruar në tavolinë pasi ishte larguar.
Karen, tejet e habitur me gjestin e shqiptarit, u shpreh për “Daily Mail” se ishte tejet e lumtur që debati me të nuk e kishte ndaluar Armandon të bënte gjënë e duhur.“Ajo ishte në lot. Ishte shumë e emocionuar që dikush e kishte gjetur dhe e kishte mbajtur. Detajet si këto na bëjnë të cilësohemi si njerëz. Ishte thjesht një gjest i vogël”-pohoi Armando, i cili tanimë duket se do të ndihmohet financiarisht në edukimin e tij nga vetë Karen.