Pak orë pas protestës së opozitës e cila u mbyll në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ka reaguar Edi Rama, ku përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se në orën 14:00 do të mbajë një konferencë për mediat.
Ai shkruan se konferenca për gazetarët vjen në momentet kur sipas tij “kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta”.
Postimi i plotë:
Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta #QetësidheVendosmëri për Shqipërinë që duam.