Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shprehet se koha e kryeministrit Edi Rama ka mbaruar. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook”, Bardhi teksa akuzon kryeministrin Rama se shantazhoi Kryetarin e Bashkisë Kavajë, pretendon se modeli i tij qeverisës është kriminal.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, në postimin e tij, ndër të tjera shkruan se ka ikur koha, ku Rama vendoste se cila bandë do marrë lejen e radhës së ndertimit në Kavajë.
Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale.
Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine.”- shkruan ai.