Basha: Nesër e gjitha rinia në rrugë, për t’i dhënë goditjen përfundimtare qeverisë së krimit

Aktualitet Politikë

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kamza u shpreh se nesër do të ndodhë goditja finale ndaj tiranisë së krimit. Basha deklaroi se nesër tirania do të shkundet.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash.

“Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit. Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991. Edhe unë ika më 1990, por erdha të bëjë këtu Shqipërinë europiane. Dhe Shqipëria europiane do të bëhet kur të ikë Rilindja e krimit. Më 11 maj të shkudim këtë qeveri kriminale. Kjo qeveri ka mbyllur bizneset, ka falimentuar fermerët, ka shkatërruar universitetet. Nesër luftoni për një Shqipëri europiane dhe këta kohë do të ketë përgjigje përfundimtare”, tha Basha.

Lulzim Basha tha se demokratët dhe socialistët duhet të bëhen bashkë kundër organizatës kriminale.

“Ta ndalim makthin e organizatës kriminale të Rilindjes. T’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin.

12 javë s’janë shumë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti. Por këto 12 javë kanë shndërruar fatin politik të vendit, kanë ndalur përparimin e të keqes në cdo vatër shqiptare dhe kanë ndezur dritën e shpresës.

Jam këtu për t’ju falenderuar, veçanërisht ju demokratë të Kamzës e Paskuqanit, për kontributin tuaj”, tha Basha.

Share: