NJË TJETËR KANDIDAT ‘I DEL NGA DUART’ BASHËS, KREU I FRPD PRANON MANDATIN E DEPUTETIT

Politikë

Një tjetër kandidat i PD ka vendosur të pranojë mandatin dhe të bëhet deputet.

Është kryetari i FRPD-së në Ersekë Arlind Çarçani, kandidati i radhës që ‘i ka dalë nga duart’ Bashës.

Mësohet se Çarçani ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe pas konfirmimit në KQZ pritet që kreu i FRPD të bëjë betimin në Kuvend.

Kujtojmë se deri më tani numri i deputetëve ka shkuar në 103, nga 140 që duhet të jetë.

Djegia e mandateve nga deputetët e opozitës ka sjellë një ngërç politik në Shqipëri, ndërsa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për dialog për zgjidhjen e kësaj situate.

Ndërkohë, presidenti Meta deklaroi disa ditë më parë nga Pogradeci se nuk i njeh deputetët e rinj, duke pretenduar se thellojnë krizën.

Share: