Një incident ka ndodhur sot në Universitetin e Shkodrës. Mësohet se në Universitet është mbledhur komisioni i etikes lidhur me protestën e studentëve dhe thyerjen e xhamit tek godina e re e fakultetit ekonomik.
Pas kësaj ngjarje sot është mbledhur komisioni i etikës i cili ka marrë në shqyrtim përjashtimin e studentes Desada Susaj e cila shfaqet duke thyer xhamin.
Pas dëshmisë së studentes në fjalë, një tjetër studente ende pa mbaruar mbledhja është çuar duke i hedhur bojë, gjysmë litri në kokë dhe trup rektorit të universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi.
Vendimi për përjashtimin e studentes nuk është marrë akoma dhe pritet të merret në vijimësi sepse mbledhja vazhdon.