Parashikimi i motit, mos harroni çadrën

Sociale

Edhe dita e sotme, pritet të jetë me reshje shiu të dobëta në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në disa qarqe pritet që sasis e reshjeve të jetë mesatare.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, temperatura maksimale do të arrijë në 20 gradë celsius në vendet e ulëta, ndërsa ajo maksimale 6 gradë në vendet malore.

RESHJET

Sot (e premte dt.10) priten reshje të dobëta (deri lokalisht mesatare për disa qarqe), përjashtuar qarkun Shkodër, ku do të jenë mesatare deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në qarqet e Veriut. Shumica e reshjeve pritet të bien gjatë natës.

TEMPERATURAT

Sot (e premte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 18 °C

në vendet e ulëta: 10 / 20 °C

në vendet malore: 6 / 16 °C

ERA

Sot (e premte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

auto_motzi21557436586.jpg

 

Share: