Dashurojmë me mendje apo zemer…?

Kulturë Shkencë & jetë

Antropologu amerikan Helen Fisher ka mundur ta përshkruajë me pak fjalë, por jo me më pak debat: Dashuria sipas tij është kur dikush të futet thellë në mendje!  Në një eksperiment të ri, Fisher dhe kolegët e Stony Brook University në New York, morën 37 njerëz të cilët tregonin se kishin rënë kokë e këmbë në dashuri. Ato iu nënshtruan një skaneri MRI për të zbuluar se ç’ndodh në trurin e tyre. U zbulua se dashuria shkakton rritje të aktivitetit në zonat e trurit të cilat janë të pasura me dopaminë, gjithashtu rritje të aktivitetit të asaj që quhet tegmentale ventrale, ose VTA, që lidhet me mungesën, motivimin, fokusin dhe mallin. Sfera të tilla nxiten nga euforia edhe kur dikush konsumon kokainë.

Pra me pak fjalë, eklipsin e përjeton truri, jo zemra?  Në fakt, zemra ka një rol shumë të madh në mënyrën se si i përjetojmë emocionet. Truri dhe zemra janë organet kryesore që nuk bëjnë dot pa njëra tjetrën. Kur ballafaqohemi me një kërcënim ose kur ndodhemi në një dhomë me njeriun e zemrës dhe ndërkohë që ka edhe të tjerë të pranishëm, zemra fillon të pompojë më shpejt dhe kjo si përgjigje e ngacmuesve të trurit. Megjithatë, kohët e fundit shkencëtarët kanë treguar se në mënyrë të anasjelltë, reagimet nga zemra e më pas në tru, ndikojnë gjithashtu në atë që ne ndjejmë e përjetojmë.

Një tjetër studim, udhëhequr nga Sarah Garfinkel nga Universiteti i Sussex, tregoi se cardivascular arousal- ose cikli i rrahjes së zemrës, me ritëm të shpejtë, mund të intensifikojë ndjenjat e frikës dhe ankthit. Në këtë studim,  u zbulua se sinjalet elektrike nga venat e gjakut përreth zemrës, kalojnë më pas në zonat e trurit të përpunimit të emocioneve, duke ndikuar shumë fort mbi atë se çfarë po ndjejmë ose nëse po ndjejmë diçka. E ndërsa shumica e çifteve thonë se përjetojnë rrahje zemre dhe frymëmarrje të shpejtë në mënyrë gati perfekt të sinkronizuar.

Po për shprehjen e Shekspirit, se dashuria është thjesht çmenduri, ç’mund të themi? Kohët e fundit shkencëtarët kanë shpjeguar se pse të rënit në dashuri çon në sjellje të pazakonta. Njerëzit që janë të dashuruar kanë një aktivitet shumë më të ulët në korteksin e tyre frontal  një zonë e trurit të rëndësishme për arsye dhe gjykim, e sidomos kur mendonin për partnerin/ en dhe shkaku mbetet ende në studim.

Po për fijen e perit mes dashurisë dhe urrejtjes?  Shkencëtarët thonë se urrejtja është e vetmja ndjenjë që bëhet më e fortë sesa vetë dashuria. Sipas ekspertit Robert Sternberg, urrejtja, ky emocion i ndërlikuar kalon përmes tri komponentëve bazë, që formojnë teorinë trekëndore të urrejtjes.

Për Sternberg, elementët kryesorë janë dëshpërimi, pasioni dhe përbuzja. Kombinimet e tyre shkaktojnë forma të ndryshme të urrejtjes, ndjenja të ftohta, urrejtje të zjarrtë, dhe nevojë për asgjësim.  Kur psikologët bënë eksperimentin me 600 njerëz u zbulua se më së shumti urrejmë njerëzit që njohim dhe i kemi më pranë vetes, sepse në një farë mënyrë mendojmë se na kanë tradhtuar. Ish bashkëshortët janë më të prekurit nga urrejtja, më pas kolegët në punë e deri tek anëtarët e familjes. Njerëz të ndryshëm thonë se mesatarisht kanë urryer pesë njerëz gjatë gjithë jetës!  Por për një gjë shkencëtarët bien dakord, se nuk ka jetë pa dashuri, dhe këtë mendoje po deshe me zemër, por deshe me mendje./tiranapost

Share: