Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvillon mbledhjen e parë/ Rudina Hajdari: Mandati i deputetit shitet 1 milion euro

Aktualitet Kryesore Politikë

Pasditen e sotme, është mbledhur për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. 

Të pranishëm në komision janë anëtarët nga mazhoranca dhe opozita e re, si dhe të gjithë ambasadorët në Shqipëri, përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones.

 

 

Në fjalën e saj, bashkëkryetarja Rudina Hajdari vuri theksin te një sistem i ri zgjedhjesh, ndërsa tha se kemi arritur në një pikë ku një mandat për deputet kushton 1 mln euro, ndërsa shtoi se tregu i zgjedhjeve është kthyer, sipas saj, në një treg të zi të shit-blerjes së votë.

 

Sistemi aktual është i dominuar nga anti-kushtetueshmëria, klasa politike nuk është e përfaqësuar nga njerëzit, por përfaqësohet në mënyrë të padrejtë në Kuvend. Shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. Kjo reformë kërkon vullnet të gjerë politik. Në këto tri dekada komisionet nuk  kanë prodhuar reforma të mira. Duke marrë parasysh sfidën e madhe që kemi përpara, fakti që jemi ulur këtu tregon se ka një konsensus të gjerë për diskutim për ndryshimin aktual të sistemit.

Zgjedhjet kanë qenë problematike dhe janë përdorur shumë nga partitë e mëdha, dhe sistemi aktual ka qenë gracka e kësaj, duke mos i dhënë prioritet popullit.

Kemi arritur në një pikë ku  një mandat nga një deputet kushton 1 mln euro. Kjo tregon që jemi në një pozitë të vështirë, sepse tregu i zgjedhjeve është kthyer në një treg të zi të shit-blerjes së votës. Mendoj se një nga obkjektivat e këtij komisioni është që duhet të arrijmë një konsensus politik që t’i japë mundësi shqiptarëve të përfaqësohen në zgjedhje dhe në mënyrë që njerëzit më të mirë e më të ndershëm të jenë pjesë e parlamentit.

Rudinakomis (2)

Gjatë këtij mandati do të mundësojmë edhe një tryezë të gjerë politike, ku do shikohen sisteme të ndryshme për të zgjedhur më të përshtatshmin për vendin. Kjo nuk do të jetë e lehtë se do të kërkojë ndryshime kushtetuese. Ekspertët që kemi zgjedhur në këtë Komision do të jenë të gatshëm për të na ndihmuar.

Mund të gjejmë një sistem që ja zvogëlon mundësinë e kryetarëve të partive politike për të qenë pronarë ët partive të tyre. Po t’ia arrijmë kësaj objektive përmbushim objektivën kryesorë të kësaj opozitë për të qëndruar në parlament. Synimi ynë kryesor si opozitë është të gjejmë rrugën më të shpejt për të arritur disa reforma sa më afatgjate për të arritur zgjedhje të lira”, tha Hajdari.

Share: