Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në orën 17:30 në zonën e Malgaron të Selanikut.
Mediat greke raportojnë se shqiptari humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një automjet tjetër. Përplasja rezultoi fatale për 63-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Ai kishte pësuar plagë të rënda duke i shkaktuar vdekjen.
Sakaq, policia greke nisi hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.