“Të bëhet më shumë për të rinjtë”- apeli i Luigi Soreca në “Javën Europiane”

Aktualitet Sociale

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca duke prezantuar programin “Java Europiane” tha se duhet të punohet më shumë për rininë shqiptare me qëllim që të zgjidhen problemet e emigrimit.

 

Ai mes tjerash nënvizoi faktin se të rinjtë duhet të flasin për shqetësimet e tyre dhe për aspiratat, ku aderojnë të shkojnë.

“I kemi dhënë një fokus të rëndësishëm diversitetit  të kulturave. Java e Europës është për të na lejuar, që të zgjidhim disa nga çështjet më të rëndësishme siç është emigrimi, të bëjmë më shumë punë për problemet e rinisë. Të rinjtë duhet të flasin për shqetësimit dhe aspiratat e tyre’”-tha  ai.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ky i fundit tha se Shqipëria është një fazë të rëndësishme dhe pret çeljen e negociatave. Ministri në detyrë shtoi se popullsia shqiptare në shumicën dërrmuese synon dhe dëshironi të jetë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

“Java e Europës është më pak festë se sa obligime dhe angazhime institucionale. Kjo javë është vetëdijesim. Kjo javë do të përfshijë një gamë të gjerë aktivitetesh.  Hapja e negociatave për anëtarësim do të jetë një mundësi shtesë për aspiratat që kemi.Shqipëria është prej vendeve më të reja sa i takon moshës. Vitaliteti i shoqërisë nuk qëndron thjesht nga mosha  e saj, por jemi në një masë mbi 90 % që mbështesim integrimin në BE”-shtoi ai.

Share: