Babëzia për fitim/ Ja kulla e radhës që pritet të ngrihet tek lulishtja e “Ushtarit të panjohur”

Aktualitet Sociale

Një tjetër ndërtesë e lartë do të ngrihet në qendër të Tiranës, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Aktualisht, zona e Ushtarit të Panjohur është një lulishte, por aty është projektuar të ndërtohet një kullë.

Denoncimi bëhet nga Aleanca, e cila ka publikuar edhe një foto të projektit.

“Kjo është lavatriçja tjetër e parave të pista që tashmë do i marri Tiranës dhe hapësirën te Ushtari i Panjohur. Qartësisht qyteti lavatriçe në mendjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë.

Çdo metër katror lavatriçe lanë mijëra euro para të pista të cilat futen në xhepat e të interesuarve duke fuqizuar kështu një klasë oligarkësh të cilët do mund të blejnë çdo lloj pushteti”, thuhet në reagim.

Share: