Me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, me grusht, banderola, shallin e kuq dhe yllin me pesë cepa, përfaqësues të Partisë Komuniste kanë nderuar sot më 5 Maj të rënët e Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve.
Një provokim i tillë ndodhi pak pasi nga Varrezat e Dëshmorëve janë larguar përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe në një kohë që janë provuar krimet e diktaturës mbi qindra njerëz.
Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.
Madje një vit më parë u përplasën me përfaqësues të PD-së, ku përveç provokimit me foto e simbole, nisën të brohorisnin “Enver Hoxha”.