Aksident i rëndë në Shkodër/ Humb jetën i moshuari, plagoset gruaja

Kronikë Kryesore

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak momente më parë në rrugën Lezhë-Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në zonën e ‘Kryqëzimit të Gjadrit’.

Mësohet se makina me drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75  vjeçe, banuese në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.Gj, dhe ka mbetur e dëmtuar pasagjerja e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share: