Obelisku i vendosur në kryeqytet edhe këtë vit do e ndryshoj pamjen për të sjellë një mesazh të ri për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.
Vullnetarët edhe sivjet janë mbledhur dhe janë duke ndihmuar në ngjyrosjen e obeliskut “Newborn”. Dizajnuesi i këtij obelisku Fisnik Ismaili ka dhënë disa të dhëna mbi ndryshimet që janë duke u bërë për këtë vit. Ai ka aluduar se çdo shkronjë do të sjellë nga një mesazh e që këtë vit lidhen me shumë me natyrën por jo vetëm.
“N – nature/natyrë, E – energy/energji, W – water/ujë, B – bio/jetë , O – oxygen/oksigjen, R – recycle/riciklim, N – nature/natyrë”, – ka shkruar Ismaili në postimin e tij në Facebook.