Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh me rastin e 5 majit.
Kreu i qeverisë gjatë një takimi me shoqatat e veteranëve ka folur për krimet gjatë Luftës dhe regjimit diktatorial duke thënë se ka dallim të qartë mes tyre.
“Ky 5 maj ka një rëndësi të veçantë sepse përkon me 75 vjetorin e çlirimit. Nën drejtimin e zvkryeministrit ka nisur puna për të përgatitur të gjithë kornizën në nderim të luftës antifashiste.
Për ne lufta nacional-çlirimtare mbetet një pikë e palëvizshme referimi.
Nga ana tjetër dua ta nënvizoj shume qartë se ka një vijë ndarëse mes luftës dhe historio-grafisë së pasluftës.
Ajo që bëri lufta anti-fashiste ishte vendosja e Shqipërisë në anën e duhur të historisë, jo me humbësit por me fituesit“, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij kryeministri deklaroi se detyra jonë, misioni ynë ëshyë që të mos lejojnë gjeneratë të paguajën këto çmime.
“Do kishim sot një realitet ndryshe për fëmijët e viteve ’90 nëse qeveritë e mëparshme nuk do kishin vënë përpara interesin e tyre. Jemi të vetëdijshëm që pensionet janë të ulëta dhe që rrogat nuk janë ato që duhen dhe shumë e shumë të tjera por ka një zgjedhje të qartë dhe jo të lehtë për të bërë. Kam bindjen se ne PS dhe qeveria jonë bëjmë çdo ditë zgjedhjen e duhur duke mos u tunduar nga nevoja për t’i bërë të gjithë të lumtur sot dhe duke vlerësuar nevojën që fëmijët tanë nesër të jetojnë në një vend më të mirë. Reformat që kemi ndërmarrë nuk kanë qenë aspak të lehta por kanë hedhur bazën se një Shqipëri ndryshe të ndërtohet ditë pas dite, pavarësisht baltës dhe ziftit që hidhet çdo ditë“, u shpreh Rama.