Zotohet Basha: Do ulim taksat, do rrisim pagat e pensionet

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar me turin e takimeve në rrethe ku ka prezantuar programin ekonomik. Në Lezhë ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka humbur kontrollin pasi shqiptarët i janë bashkuar kërkesave të opozitës.

I ka ikur truri komplet, sepse nuk po i funksionon më instrumenti me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve. Ti bëjë njerëzit e vegjël”

Duke theksuar se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, Basha tha se pas ardhjes në pushtet do të merren masa emergjente për daljen sipas tij nga gjendja klinike e ekonomisë së vendit.

Masa e parë e PD do të jetë ndryshimi i sistemit të taksave.

“Duke sjellë në Shqipëri modelin konkurrues të taksës së sheshtë 9%. Duke konsideruar biznes të vogël çdo aktivitet ekonomik nën 140 mln lekë të vjetra në vit dhe duke i dhënë një dhe vetëm një detyrim 0.5 % të xhiros vjetore”

Basha premtoi rritje të pensioneve dhe pagave dhe fondet sipas tij do të sigurohen nga konfiskimi i pronave të personave që i kanë përfituar përmes korrupsionit.

“Për pensionin minimal 250 lekë në muaj”

Share: