Gjendet i mbytur në liqen, 55 vjeçari që ishte i zhdukur prej 20 ditësh nga banesa. Trupi i pajetë ishtetasit Ibrahim Lala është gjetur në liqenin e Fushë- Studenit, në njësinë administrative Stebleve.
Mësohet se trupi është hasur nga turistët e shumtë që vizitojnë liqenin, të cilët pasi e panë kanë lajmëruar edhe policinë. Sipas policisë, ai është 55 vjeçari Ibrahim Lala.
Informacion paraprak
Në liqenin e fshatit Fush- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur.
Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, larguar nga banesa para 20 ditësh.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.