“Kam shikimin tand në shpirt” poezia plot ndjenja nga Martin Camaj

Kulturë Libri Reportazh / Profil

Kam shikimin tand në shpirt
dhe melodinë e pavdekshme
të gjakut në pasion.
Freskia mëngjesore
dhe bari i lagun fryjnë
zemrën time të zgjueme
nga prania jote në të.

Kam shikimin tand në shpirt.

Filli i zanit tand
depërton gjymtyrët e mija
dhe trajtat tua rrijnë
të pashlyeme
në bebzat e syve të mij,
që lahen për të parën herë
në jetë
në këtë mëngjes me diell.

Kam shikimin tand në shpirt

Share: