Arkeologët zbulojnë një bust mermeri 2000-vjeçar, ja cilit i përket

Kulturë

Një bust mermeri 2,000-vjeçar, i gjetur brenda një muri mesjetar në Romë, mund të përshkruajë fytyrën e Dionisit, perëndisë së lashtë të verës dhe festimit.

Arkeologët zbuluan bustin gjatë gërmimeve të fundit pranë Forumit Romak, në zemër të qytetit, sipas The Local.

Parku Arkeologjik i Koloseut ndau lajmin e zbulimit në Facebook, duke thënë se busti ishte në ‘gjendje të shkëlqyer’.

Sipas ekspertëve, statuja daton nga periudha ndërmjet shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të dytë të erës sonë. Ajo do të restaurohet dhe më pas do të vihet në pah për publikun.

 

Share: