Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. Kryesia e Partisë do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, ndërsa Report TV ka mësuar se deri tani është parashikuar rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa në emrat e rinj të futur në garë janë dy prefektë dhe 6 deputetë.
Ajo që bie në sy është se në 61 bashki, besimi i Edi Ramës tek zonjat është i ulët dhe parashikohen vetëm 6 kandidate femra.
Në bashkinë e Beratit PS do të garojë me ish zv ministrin e arsimit, Ervin Demo, ndërsa në Kuçovë me kryetarin e partisë, Sybi Shehu. Në Poliçan, Adriatik Zotkaj po shkon drejt mandatit të 4-t, por rikandidimi i tij ende nuk është ndarë përfundimisht. Në Skrapar do të kandidojë Adriatik Mema ndërsa tek Ura Vajgurore do të rikonfirmohet kryetarja aktuale Juliana Memaj.
Qarku Dibër është i vetmi në të cilën PS ende nuk ka përcaktuar asnjë kandidat për 4 bashkitë në fjalë, zona të njohura si tradicionalisht të djathta.
Për bashkinë Elbasan, PS e ka ndarë mendjen për të mos rikandiduar Qazim Sejdinin, dhe do të kandidojë pas 12 vjetësh një figurë të re, si Gledian Llatja, aktualisht prefekt i qarkut.
Në Belsh do të rikandidohet Arif Tafani dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Në Cërrik kandidati i PS do të jetë Andi Salla, ndërsa në Gramsh kryetari i partisë, Klodian Taçe. Në Përrenjas PS do të kërkojë t’ja heqë drejtimin e bashkisë LSI-së, duke kandiduar deputetin Nuri Belba. Në Peqin, gjasat më të larta janë që PS të mbështesë kryetarin aktual Saimir Hasalla të zgjedhur nga PDIU, ndërsa po mendon edhe një kandidaturë rezervë të sajën.
Në Vlorë, Rama do të rikandiojë Dritan Leli, në Konispol Shuaip Beqirin, e në Himarë Jorgo Goron. Në Sarandë PS do të zgjedhë mes tre emrave Ardian Kola, Ardian Gurma ose Alket Qendro, ndërsa në Delvinë do të kandidohet një zonjë. Në Finiq PS do të mbështesë një kandidat të propozuar nga partitë minoritare Greke. Në Selenicë ende nuk është vendosur nëse do të kandidojë deputeti Vullnet Sinaj.
Në Korçë PS do t’i japë një mandat tjetër Sotiraq Filo, ndërsa në Maliq Gëzim Topçiu do të kërkojë një mandat të 6-të, duke thyer të gjitha rekordet. Në Pogradec PS do të synojë t’ia marrë PD-së drejtimin e bashkisë, përmes deputetit Ilir Xhakolli. Në Devoll nuk është vendosur kandidimi i deputetes Edlira Bode, ndërsa në Kolonjë PS do të zgjedhë mes aktorit Erjon Isai dhe një arkitekti. Në Pustec, PS do të mbështesë kandidatin e minoritetit maqedonas, Vasil Sterofski.
Fieri është qarku me numrin më të lartë të rikonfirmimeve. PS pritet të kandidojë të njëjtët kryetarë bashkie që ka, me dyshime të vogla për Fatos Tushen. Në të vetmen bashki që nuk drejton, në Mallakastër, PS do të kandidojë me Qerim Ismailin.
Në Gjirokastër PS do të zgjedhjë mes deputetit Flamur Golemi dhe zëvendësministres së jashtme, Artemisa Dralo. Në Tepelenë do të rikandojë Tërmet Peçi, në Këlcyrë Klemend Ndoni dhe në Libohovë Luiza Mandi. PS ende nuk ka përcaktuar kandidatin e saj në Memaliaj, ndërsa në Përmet do të kandidojë Alma Hoxha dhë në Dropull Dhimitër Tola.
Në Durrës, moskandidimi i Dakos duket një histori e mbyllur, dhe PS po shkon drejt kandidimit të Spartak Kovaçit. Në Krujë pritet një rikandidim i Artur Bushit, ndërsa në Shijak diskutimet vërtiten mes kryetarit të Partisë Elton Arbana dhe funksionarit Elton Varaku.
Në qarkun Shkodër, PS do të rikandidojë të tre kryebashkiakët që ka, ndërsa për Vaun e Dejës do të provojë ta thyejë PD-në me biznesmenin Mark Babani, ndërsa për bashkinë më të madhe, atë të Shkodrës, PS do të kandidojë më prefektin aktual të qarkut, Valdrin Pjetrin.
Në Has, PS do të rikandidojë me Adem Lalën, në Kukës me Safet Gjicin, ndërsa në Tropojë me Rexhë Biberajn.
Në Tiranë, rikandidimi i Erjon Veliajt është një proces i mbyllur, ndërsa në Vorë kandidati socialist nuk është përcaktuar, edhe pse deputeti Sadi Vorpsi është një nga emrat e mundshëm. Në Kamëz deputeti Rakip Suli do të tentojë të mposhtë Xhelal Mziun. Në Kavajë duket se mjeku Arben Rugia nuk është kandidati përfundimtar, dhe PS po kërkon emra të tjerë. Në Rrogozhinë PS do të garojë me zv. ministrin e Rinisë, Shpati Kolgega.
Në Lezhë është zyrtarizuar kandidimi i deputetit Pjerin Ndreu, si dhe rikonfirmohet në Mirditë Ndrec Deda. Në Kurbin PS do të guxojë të garojë me një zonjë në një bastion demokrat. Kandidatja socialiste pritet të jetë Edona Veliaj.
BERAT
1. Berat Ervin Demo
2. Kuçovë Sybi Shehu
3. Poliçan Adriatik Zotkaj?
4. Skrapar Adriatik Mema
5. Ura Vajgurore Juliana Memaj
DIBËR
1. Bulqizë E papërcaktuar
2. Dibër E papërcaktuar
3. Klos E papërcaktuar
4. Mat E papërcaktuar
ELBASAN
1. Elbasan Gledian Llatja
2. Belsh Arif Tafani
3. Cërrik Andi Salla
4. Gramsh Klodian Taçe
5. Librazhd Kastriot Gurra
6. Peqin Saimir Hasalla ose….?
7. Përrenjas Nuri Belba
VLORË
Vlorë Dritan Leli
Konispol Shuaip Beqiri
Sarandë Ardian Kola, Ardian Gurma, Alket Qendro
Selenicë Vullnet Sinaj ?
Delvinë (Femër)
Himarë Jorgo Goro
Finiq Aleatët MEGA
KORCË
1. Korçë Sotiraq Filo
2. Devoll Edlira Bode?
3. Kolonjë Erjon Isai (ose një arkitekt)
4. Maliq Gëzim Topçiu
5. Pogradec Ilir Xhakolli
6. Pustec Vasil Sterofski
FIER
1. Fier Armando Subashi
2. Lushnjë Fatos Tushe?
3. Divjakë Fredi Kokoneshi
4. Patos Rajmonda Balilaj
5. Mallakastër Qerim Ismaili
6. Roskovec Majlinda Bufi
GJIROKASTËR
1. Gjirokastër Flamur Golemi/ Artemisa Dralo
2. Tepelenë Tërmet Peçi
3. Këlcyrë Klemend Ndoni
4. Libohovë Luiza Mandi?
5. Memaliaj E papërcaktuar
6. Përmet Alma Hoxha
7. Dropull Dhimitër Tola
DURRËS
1. Durrës Spartak Kovaçi
2. Krujë Artur Bushi
3. Shijak Elton Arbana, Elton Varaku
SHKODËR
1. Shkodër Valdrin Pjetri
2. Fushë-Arrëz Fran Tuçi
3. Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4. Pukë Gjon Gjoni
5. Vau i Dejës Mark Babani
KUKËS
1. Has Adem Lala
2. Kukës Safet Gjici
3. Tropojë Rexhë Biberaj
TIRANË
1. Tiranë Erjon Veliaj
2. Vorë Sadi Vorpsi?
3. Kamëz Rakip Suli
4. Kavajë Arben Rugia?
5. Rrogozhinë Shpati Kolgega
LEZHË
1. Lezhë Pjerin Ndreu
2. Kurbin Edona Veliaj
3. Mirditë Ndrec Deda