Nga vëllai i Arian Çanit, tek motra e Aleksandër Frangajt e vajza e Zhejit: Emrat e përfolur për shkarkim, nga Gent Cakaj

Aktualitet Kryesore Politikë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka marrë vendimin për të bërë disa ndryshime në sektorin që mbulon.

Ai foli për më shumë se 20 shkarkime dhe transferime të diplomatëve që, sipas tij, “nuk përmbushin as kushtet ligjore, as kushtet minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre.”

Cakaj tha se nuk do të bëhen më qoka me diplomacinë.

Zyrtarisht nuk përmendet ende asnjë emër se kush është shkarkuar, por në disa media kanë nisur të qarkullojnë emra, që nga vëllai i Arianit Çanit, tek motra e Aleksandër Frangajt, e deri tek Pranvera Skana.

Emrat e përfolur

-Majlinda Dodaj, motra e Aleksandër Frangajt, pronar i TV Klan – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

-Pranvera Skana, Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

-Gerarta Ballo, vajza e Artur Zhejit, gazetar dhe drejtues i emisionit ‘360 gradë’ – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Itali.

-Alket Çani, vëllai i Arjan Çanit, gazetar dhe drejtues i emisionit ‘Zonë e Lirë’ – Diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Francë.

-Inid Milo, vajza e Paskal Milos, ish-ministër i Jashtëm – Drejtuese e Drejtorisë së NATO-s pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Besjan Zogaj, djali i Preç Zogajt, shkrimtar dhe analist – Diplomat pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Share: