Vrasja e dyfishtë në Laç, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

Kronikë Kryesore

Ngjarja që tronditi Laçin mbrëmjen e së dielës duket se është zbardhur nga autoritetet ligjzbatuese.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar.

Bëhet fjalë për shtetasit Markel Gjonbushi 25 vjeç dhe Vinçens Pali (Bushi), për kapjen e të cilëve blutë kanë ngritur disa postoblloqe prej disa orësh.

Një natë më parë, dy të rinjtë Mikel Jushi dhe Jani Jushi mbetën të vrarë pas një sherri për motive të dobëta në një lokal të Laçit.

Share: