Pandeli Majko kërkon përfshirjen e emigrantëve në zgjedhje: Mbyllet kapitulli i votimit të falsifikuar

Aktualitet Kryesore Politikë

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka kërkuar përfshirjen e emigrantëve në votime. Në një postim në Twitter, Majko shkruan, se kapitulli i votimit të falsifikuar do të marrë fund, me realizmin e të drejtës së votës për emigrantët.

“Me realizimin e të drejtës së votës për migrantët shqiptarë, mbyllet kapitulli i votimit të falsifikuar në emër të tyre si mekanizëm i manipulimit zgjedhor në Shqipëri”, shkruan Majko.

Deri më tani palët në tryezën e reformës zgjedhore kanë rënë dakord për disa pika, ndër të cilat edhe periudhat zgjedhore.

Gjatë takimeve të Këshillit Politik, palët vendosën që periudhat zgjedhore do të jenë 15 prill-15 maj ose 15 tetor-15 nëntor.

Mirëpo këto fasha të përcaktuara nga palët në tryezë, i heqin të drejtën emigrantëve për të votuar, pasi gjatë këtyre periudha, shumica e emigrantëve janë në marrëdhënie pune dhe nuk mund të kthehen në atdhe.

Ky shqetësim u ngrit edhe nga deputetja Rudina Hajdari, e cila u shpreh se kjo fashë i heq të drejtën diasporës për të votuar, pasi pjesa më e madhe e tyre kthehen në Shqipëri në qershor.

Share: