Gara për kryeprokuror, kush është sfiduesi i tretë i Arta Markut

Kronikë Kryesore

Dy kandidatura kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë sot për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ato janë Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj. Dosja e tyre i bashkohet dosjes së Olsian Çelës i cili dorëzoi kandidaturën më 19 prill.

Prej vitit 2005, ai ka marrë titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” në Itali. Ai gjithashtu është doktor i shkencave juridike me rezultate të shkëlqyera në Napoli. Doktoraturën në Itali e ka mbrojtur në fushën e studimeve, “Qeverisja e BE-së, politikat shoqërore dhe fiskale” si dhe ka mbrojtur temën me titull: “Politikat e integrimit evropian, duke u nisur nga fushat sociale, ekonomike dhe juridike”.

Më herët ishte Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj ajo që dorëzoi ditën e sotme pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkesën për të aplikuar për kryeprokurore. Memçaj është kandidatja e dytë që synon të zërë vendin e Arta Markut.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, është i pari që shpalli kandidaturën e tij për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa kanë mbetur edhe 9 ditë nga përfundimi i afatit.

KLP ka hapur garën për postin e kryeprokurorit, pasi qysh në fillim, Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme.

Prokurorët aspirojnë mandatin 7-vjeçar, ndërkohë që Arta Marku nuk është shprehur nëse do të rikandidojë.

Share: