Thënie nga Honore de Balzac që do të të mbeten përherë në mendje. Jepu një lexim!

Aktualitet Kritikë Letrare Kulturë Libri

“Askush nuk e dashuron një femër thjesht se është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. Ne dashurojmë sepse thjesht dashurojmë”.

“Një ditë ke për të kuptuar se ka më shumë vlerë lumturia e dikujt tjetër, sesa lumturia jote”.

“Një bashkëshort i mirë nuk bie asnjëherë të flejë i pari në darkë dhe as zgjohet i fundit në mëngjes”.

“Sa më shumë dikush të gjykojë të tjerët, aq më pak dashuron ai person”.

“Është e thjeshtë të ulesh dhe të presësh lajme. Vështirësia qëndron tek fakti se duhet të çohësh dhe të realizosh veprime”.

“Një nënë që është nënë e zonja në rolin e saj, nuk është asnjëherë e lirë”.

“Dashuria është një lojë, ku gjithmonë do të jetë dikush që do të mashtrojë”.

“Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë”.

“Gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna”.

“Është absurde të mendosh se si dikush nuk mund ta dojë një femër përgjatë gjithë jetës. Është njësoj si të mendosh se një artist i mirë ka nevojë për disa violin që të ekzekutojë një melodi”.

Share: