Rudina Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për ardhjen e demokracisë

Aktualitet Kryesore Politikë

Deputetja Rudina Hajdari e cila nuk dogji mandatin e deputetit, do të jetë sot e pranishme në  seancën parlamentare. Para se ajo të hynte në sallë ka folur për mediat ku ka komentuar shkurtimisht raportin me të vëllain.

Zonja Hajdari përse nuk dogjët mandatin?

Rudina Hajdari: Do ta them në parlament

A ndiheni tradhtare?

Rudina Hajdari: Absolutisht jo.

Vëllai juaj ka qëndruar përkrah zotit Basha në protesta ndërsa ju jeni në parlament

Rudina Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim, ardhjen e demokracisë. Nuk kemi asnjë kundërshtim me njëri tjetrin.

Share: