Në replikë ndaj fjalës së kryeministrit në parlament,deputetja Rudina Hajdari u shpreh se sot ekziston një opozitë reale e cila herët e vonë do të fitojë, e që maxhoranca aktuale duhet ti druhet.
Hajdari ironizoi fjalimin e kreut të qeverisë ndërsa tha se foli në seancë për përlla me mbret.
Po të thuash jemi në kushte për zgjedhje të lira, nuk jemi. Me marrëveshjen e 2008 ju e shitët Shqipërinë. E mbrojtët atë marrëveshje se do kishit përfaqësues më të denjë. Më atë marrëveshje, a më thoni dot sot se keni deputetë më të denjë, vec se ju binden e qeshin me batutat tuaja. Nuk shikoj ndryshim tjetër.” U shpreh Hajdari
Kritika Rudina Hajdari rezervoi edhe për ish-deputetët e opozitës që vendosën të djegin mandatin, ndërsa theksoi se vendosi të qëndrojë në parlament, pasi Shqipëria nuk e meriton një përballje civile.
“Marrëveshja e opozitës është për të ardhur keq, jam kundër bojkotit. Duhet të marrin fundin të gjitha metodat antikushtetuese, duhet të tregojmë vullnet për të zgjidhur këtë krizë. S’mund të hedhim baltë me opozitën jashtë parlamentit. Mes tyre ka edhe qytetarë të ndershëm. Vendi ka humbur shpresën.
Për cfarë jeni të vendosur? Për tendera pa konkuerencë, të pasuroheni edhe për 7 breza të tjerë. Ku jemi ne sot. Shqipëria sot duhet të ishte në BE, nuk jemi. Do kërkoja me përulje, të pranoni ftesën time për t’i dhënë fund kësaj krize askush nuk do të kemi përballje civile, duhet ta evitojmë këtë situatë.
Ishte vendimi i duhur për të qëndruar në parlament, jo për të mbajtur qeverinë, po për të mos cuar Shqipërinë në konfrontim civil. Duhet të heqim dorë nga ky kërcënim. Faza e ardhshme do jetë përcaktuese për Shqipërinë. Do zgjedhim nëse do kemi demokraci të konsoliduar. Politikanët e sotëm nuk mund të shihen më si udhërrëfyes të atyre që i hoqën shpresën për të qëndruar në këtë vend. le të shpresojmë që këto 3 dekada do mbyllen.
Ekziston një opozitë tjetër që është kundra jush. Një shoqëri civile që ju nuk e përfillni, nuk i dëgjoni, të rinj që nuk përndyen me pseudopakte, qytetarë që vertetë duan ndryshim. Dhe këto janë opozita reale që ju duhet të druheni e të keni frikë. ” përfundoi Hajdari.