Gabimi që bëni rëndom kur mbani ilaçet në frigorifer

Shkencë & jetë

Besojmë se nuk ka familje shqiptare që nuk ka ilaçe në shtëpi e disa prej tyre mos t’i kemi në frigorifer me idenë se po i ruajmë siç duhet. Në çdo rast, të gjithë duhet të dinë rregullat kryesore për ruajtjen e tyre, pasi shpesh gabojmë me sukses.

Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe frigoriferi është vendi më i mirë për këtë. Megjithatë, dyert nuk janë alternativa më e mirë. Temperatura e dyerve është disa gradë më e lartë dhe luhatet sepse ato hapen aq shpesh. Pra, është më mirë nëse krijoni një vend të veçantë për medikamentet tuaja, tek raftet e brendshme të frigoriferit.

Me qëllim të mbrojtjes së medikamenteve nga luhatjet e temperaturës dhe lagështia ato duhen mbajtur në një enë të mbyllur. Por mos i vendosni shumë pranë pjesës së prapme të frigoriferit sepse medikamentet e lëngëta mund të ngrijnë, gjë që mund të jetë e dëmshme.

Share: