Mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën kremtojne sot Pashkët.
Ndërkohë, besimtarët shqiptarë u mblodhën në kishën “Shën Palit” per t’u bërë pjesë e meshës së shenjtë, e cila ka zgjatur deri në orët e vona pas mesnate.
Ditën e djeshme Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult Angelo Massafra ka zgjedhur uroi besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve Katolike.
“Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikprisni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje”, tha Masafra.
Në kalendarin e krishtërë, Pashkët janë festa më e rëndësishme, e cila simbolizon Ringjalljen e Krishtit.
Veza e kuqe është simboli i Pashkëve. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Veza e Pashkëve është e vjetër, po aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit.