Që prej përfshirjes së të dashurit të saj, Ervin Matës në ngjarjes e Ish-Bllokut, me 1 të vrarë e 2 të plagosur, këngëtarja Elvana Gjata është gjithmonë në qendër të mediave.
Vetëm pak kohë më parë, Elvana në bashkëpunim me mikun e saj, moderatorin Ermal Mamaqi u shfaqen në premierën e filmit të tyre ‘2gisht mjaltë’.
Mirëpo, mesa duket ditët e gëzuara për Gjatën kanë ardhur. Pas publikimit të këngës ‘Tavolina e mërzisë’, të gjithë fansat e këngëtares mezi po prisnin rikthimin e fuqishëm të saj.
Por momenti erdhi dhe pak orë më parë, Elvana ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ turin më të ri me koncerte, i cili do të startojë në Zvicër dhe Gjermani dhe do të vijojë në shtete të ndryshme e jo vetëm.
Komentet kanë qenë vërtetë entuziaste dhe kjo tregon që rikthimi i Gjatës do të jetë vërtetë i fuqishëm.
Kujtojmë që verën që lamë pas këngëtarja ka ‘djegur’ diskotekat në bregdet dhe kudo ku kishte turistë.