Vajza kujdes! Këto trende bukurie nuk duhen për 2019-n

Shkencë & jetë

Çdo vit, trendet e bukurisë ndryshojnë, ata nuk qëndrojnë me ne për më shumë se një sezon.

 

Tani për trendet e vitit 2018 është për të ikur dhe vendin ia lënë atyre të 2019-s.

Ja çfarë s’do jetë në modë në 2019-ën që ishte një vit më parë:

Buzët me “fillera” apo mbushje

Kylie-Jenner-lip-flllers-before-and-after-1

Ky trend ka dominuar në vitet e kaluara ndërsa fillerat e buzëve kanë qenë numër një sa i përket kirurgjisë kozmetike në botë, e kjo lloj ndërhyrje ka pësuar rritje nga viti në vit. Mirëpo ka ardhur tani koha për një dukje më natyrale dhe më të butë.

Vetullat e Instagramit

vetull

Këtë vit harrojini ato vetullat e përkryera, që s’do lëviznin një qime edhe sikur të kishit kaluar nëpër një tërmet! Këtë vit nuk është nevoja të kaloni orë të tëra duke i rregulluar dhe këtë na e vërtetoi Rihanna në fotografinë e saj për kopertinën e Vouge. Madje edhe na e futi pak frikën me ato vetulla, se menduam se do rikthehen vetullat e holla të viteve të 90ta!

Konturimi i fytyrës!

konturimi

Mos e merrni gabim! Literalisht, konturimi i fytyrës është çelësi i një pamjeje më ‘slim’, të formësuar dhe të definuar. Sidoqoftë, viti 2019 është viti i “natyrales”. Kjo po që do ndodh këtë vit… kjo s’do të thotë se duhet ta hidhni në plehra bronzerin tuaj, por përdoreni më pak se s’ia keni nevojën edhe aq.

Share: