Vendimi për Dritan Dajtin, Lleshaj: Nuk ka paqe deria sa të zhbëhet, gjyqtarët meritojnë burgun!

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë

Pas reagimit të ashpër të ministres së Drejtësisë për dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtiti, duke shpëtuar nga dënimi me burgim të përjetshëm, ka ardhur dhe reagimi i fortë i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lleshaj është shprehur i vendosur se nuk do të ketë paqe derisa ky vendim të zhbëhet dhe Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e katër policëve, të marrë dënimin e drejtë dhe pa ndikime.

Ministri i Brendshëm tha se; “Ky vendim u dha nga njerëz të çartur, pa fe dhe atdhe që po çmenden para parasë së krimit. I siguroj familjarët e 4 dëshmorëve se përgjigja e institucioneve do të jetë e fortë dhe ligjore në respektim të plotë”.

Si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht të bashkohen prapa hekurave të klientëve të tyre. Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që krimi i njerëzve me imunitet ligjor dhe Kushtetutës të mos kishte si reagim vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur dhe një proces të qartë dhe ligjorë.

Edhe pse nuk mund të jap detaje, operacioni Forca e Ligjit është vënë në veprim të plotë për ta adresuar me të gjithë forcë e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë”, tha Lleshaj.

Share: