Djegia e mandateve, pas Kryemadhit Basha takim me aleatët

Aktualitet Kryesore Politikë

Pas vendimit për djegien e mandateve që Partia Demokratike mori në mbledhjen e grupit parlamentarë ditën e sotme, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha ka takuar aleatët.

Basha ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka. Ky takim vjen menjëherë pas takimi prej 60 minutash që Basha pati me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, takim në të cilin mendohet të jenë diskutuar hapat e më tejshëm që do të vijojnë.

Share: