Zyrtarizohen grupet parlamentare, kush i përfaqëson PD dhe LSI

Aktualitet Kryesore Politikë

Në fillim të seancës së sotme plenare janë zyrtarizuar edhe grupet parlamentare të deputetëve që vijnë nga PD dhe LSI.

Kryeparlamentari Ruçi bëri me dije në nisje të seancës se deputetët e rinj të PD-së do të kenë si kryetare grupi Rudina Hajdarin, ndërsa ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të përfaqësohen nga Nimet Musai.

Konkretisht grupi parlamentar demokrat kryesohet nga Rudina Hajdari dhe ka në përbërje anëtarët: Myslym Murrizi, Korab Lita, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Halil Jakimi dhe Artan Zeneli.

Ndërsa grupi i pavarur ka si kryetar Nimet Musain, zv/kryetare Edlira Hyseni, Sekretar Politik Enver Roshi dhe anëtarë: Ralf Gjoni, Adiola Braha, Ylli Shehu dhe Aurora Mara.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit pritet që të bëjnë betimin edhe deputetë të rinj të opozitës. Deri tani numri i deputetëve nga të dyja palët ka arritur në 102.

Share: