Gjithnjë e më shumë, të ashtuquajturat ‘’mega qytetet’’ po pushtojnë gjithë botën, duke u bërë qendra të popullsisë dhe pasurisë.
Qytetet që do të dominojnë botën në vitin 2025 janë Londra, Parisi dhe ato holandeze.
Sipas studimit të McKinsey & Company, popullsia e Londrës do të rritet nga 14.8 milionë, në mbi 16 milionë deri në vitin 2025.
Kjo, për shkak se çmimet e pronave në kryeqytetin e Anglisë janë duke u rritur me një ritëm alarmues, pjesërisht falë blerësve të huaj.
Përsa i përket Parisit, qytetit të dashurisë, popullsia do të rritet nga 11.8 milionë në 12.8 milionë deri në vitin 2025.
GDP-ja e përgjithshme gjithashtu do të ngrihet nga 754 miliardë dollarë, në 971 miliardë dollarë.
Kjo, sepse investitorët ndërkombëtarë ende janë duke blerë në Paris, me kërkesën që tani popullsia të përhapet në periferitë e vendit, duke sjellë kështu zhvillime të reja.
Randstad përbëhet nga katër qytetet më të mëdha të Holandës: Amsterdam, Roterdam, Den Haag dhe Utrecht.
Këtu, popullsia do të shkojë nga 7 milionë, deri në 7,2 milionë, ndërsa GDP-ja pritet të rritet nga 364 miliardë dollarë, në 462 miliardë dollarë.
Roterdam ndodhet vetëm një orë larg me makinë nga Amsterdami, qyteti i portit, i cili po bëhet qendër për biznesin ndërkombëtar, me shumë kompani që ngrenë zyrat e tyre europiane atje.