Tabaku: Taksat e Bashkisë Tiranë janë dyfishuar!

Aktualitet Ekonomi Kryesore Politikë

Sipas ish-deputetes së PD, Jorida Tabaku, rritja e taksave nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt dhe nga qeveria Rama është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznes.

“Dy janë armiqtë e biznesit në Shqipëri që, me politikat e tyre klienteliste dhe korruptive, kanë falimentuar me mijëra biznese, duke favorizuar një grusht oligarkësh dhe trafikantesh droge, I pari është Edi Rama. I dyti është shërbëtori i tij në krye të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Që prej ditës së parë që hipi në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i shpalli luftë qytetarëve, biznesit dhe të vërtetës. Që në paketën e parë fiskale, të miratuar në dhjetor 2015 në Këshillin Bashkiak, ai ndërmori hapin represiv dhe diskriminues ndaj bizneseve dhe qytetarëve”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj bizeneset janë më të prekurit nga rritja e taksave në kryqytet nën drejtimin e Erion Veliajt. Sot rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë.

“Në krahasim me vitin 2015, taksat për biznesin e vogël janë mbidyfishuar. Ne kemi marrë faturat të cilat i kanë shkuar bizneseve të vogla dhe vetë biznesi ka bërë krahasimin 2015-2019. Më konkretisht, një sipërmarrës që zotëron një market të vogël në zonën e Tiranës, paguan 410 mijë lekë më shumë taksa më vit, që prej ardhjes në krye të bashkisë të Erion Velisë. Kjo vlerë është e barabartë me gati sa dy paga minimale”, tha ajo.

Më tej Tabaku thekson se rritja e taksave nga Bashkia e Veliajt dhe nga qeveria e Ramës është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë.
“Taksa e pronës është rritur nga 2 deri në 4 herë. Taksa e pastrimit është dyfishuar për të gjitha kategoritë e biznesve dhe shkon në projektin korruptiv të inceneratorëve e në tenderat e Fushës nga ana tjetër. Taksa e arsimit, një taksë e re e vendosur nga Veliaj, ka çuar në arkën e Bashkisë 20 milionë Euro, por sot shkollat po jepen me PPP, me fitim shumë të lartë, abuziv dhe korruptiv për ndërtuesin e shtëpisë së Erion Veliajt”, shpreh ish-deputetja e PD.

Share: