PAMJET/ Tension te Bregu i Lumit, dy –ish deputetët përplasen me policinë, efektivi kap për fyti Balliun

Politikë

Dy ish-deputetët  Klevis Balliu dhe  Endrit Braimllari janë përplasur me policinë, ndërsa kanë dalë në krah të banorëve të cilëve po u shemben banesat pranë zonës së “Bregut të Lumit” në Tiranë.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se banditët me uniformë po dhunojnë barbarisht qytetarët.balliu, peplasje, bregu i lumit3

 

“Kam qenë këtu  diku nga ora shtatë. Banorët na informuan për dhunën makabre. Shefi i komisariatit Agim Hoxha ka ushtruar dhunë ndaj banorëve.  Rast i paprecedent, policia luan rolin e mercenarëve. Policia godet zonja dhe fëmijë. Qytetarët nuk duhet të rrinë në pritje, por duhet t’i sulmojnë. Të dënohen këto banditë  të veshur me uniformë siç është Agim Hoxha”, u shpreh ai.

Ndërkohë  ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari akuzoi shefin e qeverisë, i cili sipas tij, vijon të dhunojë qytetarët dhe trafikantët e grabitësit i lë të lirë.

“Sandër Lleshi urdhëron policinë të dhunojë gratë. Sandër Lleshi të bëjë kujdes, pushteti i tij dhe i Edi Ramës po merr fund. Banorët janë në të drejtën e tyre. Banoret po trajtohen si terroriste. Kanë ardhur në 6 të mëngjesit i kanë nxjerrë gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga shtëpia. Sandër Lleshi nxjerr me pizhama njerëzit nga shtëpia. Edi Rama dhunon të varfrit dhe përkrah oligarkët. Edi Rama po dhunon qytetarët për interesat e tij personale”, tha ai.balliu, peplasje, bregu i lumit2

Policia e Shtetit ka zbritur këtë të mërkurë në terren për të larguar me forcë banorët e “Bregut të Lumit” në Tiranë, pasi aty do të prishen 38 shtëpi për rehabilitimin e “Bulevardit të Ri”.balliu, peplasje, bregu i lumit1balliu, peplasje, bregu i lumit

Share: