Keni shpesh dhimbje qafa? Kjo ndodh sepse muskujt e qafës janë dobësuar për shkak të qëndrimit tuaj, në aktivitete si shikimi në kompjuter, në rastin më të shpeshtë.
Por si mund të ndalohet kjo dhimbje? Dritare.net do ju tregoj më poshtë, disa mënyra.
Gjumi
Kushtojini vëmendje pozicioneve të gjumit, pasi është e rëndësishme për qafën. Kurrë mos flini me bark, sepse ndodh përdredhja e kokës.
Jastëku i sheshtë
Kur ju mbani jastëk poshtë kokës, qafa bllokohet. Në mëngjes ju ndiheni ndjeni ngurtësi në qafë. Ndaj flini në një jastëk të sheshtë ose pa jastëk fare.
Qëndrimi
Qëndrimi është shumë i rëndësishëm për shmangien e dhimbjes së qafës. Duke pasur monitorin e kompjuterit përballë dhe jo më lartë syve ose poshtë syve, shmang dhimbjet e qafës. Edhe kur udhëtoni, kujdesuni që të mos e mbani qafën e përkulur gjatë vozitjes.
Tendosja e trupit
Tendosja e trupit është çelësi i lehtësimit të dhimbjes së qafës. Ju mund të aplikoni mënyra të ndryshme të tendosjes së trupit.
Masazhi
Masazhi ndihmon në lëvizjen e lëngjeve dhe qetësimin e dhimbjeve të qafës. Nëse ju bëni masazh, dhimbja kalon dhe ditët në vazhdim do të ndiheni më mirë.
Ilaçe
Nëse mënyrat natyrale të ndalimit të dhimbjeve nuk funksionojnë, ju mund të përdorni ilaçe anti-inflamatore.