Gazeta lokale amerikane fiton çmimin ‘Pulitzer’ me 100,000 dollarë, por ja pse nuk e donte!

Kulturë

Një gazetë lokale amerikane ka fituar çmimin “Pulitzer”, për mbulimin e një masakre në redaksinë e lajmeve të vetë kësaj gazete.

Por, pas marrjes së çmimit më prestigjioz në gazetarinë amerikane, Capital Gazette, nuk festoi.

Stafi qetësisht u përqafuan në kujtim të pesë kolegëve të tyre të vrarë,  kur një person i armatosur hapi zjarr në zyrën e tyre në qershor të vitit 2018.

Çmimi ‘Pulitzer’ iu nda gjithashtu edhe gazetës  New York Times dhe Wall Street Journal të cilat shkruan për hetimet ndaj Presidentit Trump.

Capital Gazette në Annapolis të Maryland,  fitoi çmimin special Pulitizer për mbulimin dhe guximin e njërit prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj gazetarëve në historinë amerikane

Bordi Pulitzer i dha një grant prej 100,000 dollarë.

Punonjësit John McNamara, Wendi Winters, Rebecca Smith, Gerald Fischman dhe Rob Hiaasen  u vranë në sulmin e verës së kaluar.

Share: