Pezullimi i Mynyr Konit, reagon pedagogia: Të bëhet transparent vendimi ose do konsiderohet si plan okult i rilindjes

Aktualitet Kryesore Sociale

Mimoza Hafizi, ish-deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh pedagoge e fizikante, ka reaguar pas vendimin të ministres së Arsimit, Besa Shahini për të pezulluar Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në një postim në Facebook, pedagogia thekson se nuk ka gjetur asnjë vendim të argumentuar për arsyet që e çuan ministren e Arsimit të pezullojë rektorin Koni.

Hafizi ka thënë se qeveria e ka për detyrë të bëj transparencë për këtë rast, dhe nëse situata vazhdon e tillë, atëherë ajo ka thënë se ky veprim do të konsiderohet si një plan okult i rilindjes.

“Kryeministri kërcënon prej muajsh rektorin e Universitetit të Tiranës, kurse sot ministrja e arsimit e paska pezulluar. Jam njëra nga pedagoget e këtij universiteti. Kam një histori të gjatë betejash për të mbrojtur vlerat e tij, si brenda mjedisit akademik e shkencor, ashtu edhe në politikë e në parlament.

Po kërkoj në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit për të gjetur një dokument të plotë e të qartë me arsyet dhe argumentet e këtij vendimi.

Për çfarë shkeljesh bëhet fjalë? Nuk po i gjej askund.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës meritojnë ta kenë këtë transparencë. Qeveria është e detyruar ta bëjë. Përndryshe, unë do të jem e para që këto akte do t’i konsideroj si pjesë të planit okult të rilindjes për të përçarë e goditur Universitetin e Tiranës. Plan i përpiluar nëpër rreshtat ogurzeza të kapitullit XII të Ligjit aktual për Arsimin e Lartë”, thekson Mimoza Hafizi.

hafizi

Share: