Para disa ditësh në kuvend u dorëzua projektligji për reformën në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nga 15 deputetë të Partisë Socialistë.
Fill pas kësaj, në faqen zyrtare të këtij institucioni është publikuar edhe data e zgjedhjeve, kriteret edhe procedurat për pozicionet drejtuese të katër vendeve vakante.
Referuar vendimeve të Asamblesë së Akademisë së Shkencave nr.1, datë 10 janar 2019.
Për zgjedhjet e reja në Akademinë e Shkencave dhe ngritjen e komisionit të këtyre zgjedhjeve vendimi nr.4 datë 26 shkurt 2018, pika 3, është caktuar data 24 maj 2019, si dita e zgjedhjeve për kryesinë e ASH dhe për Këshillin Ekzekutiv, për pozicionet drejtuese vakante edhe ato të krijuara për shkak të përfundimit të mandatit ligjor ose të dorëheqjeve, si 1). Kryetari i Akademisë, 2). Zëvendëskryetari i Akademisë, 3). Sekretar Shkencor i Akademisë dhe 4). Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike.
Para një muaji edhe akademiku Skënder Gjinushi paralajmëroi se në këtë institucion me apo pa ligjin e ri do të ketë zgjedhje, ndërsa, ende nuk dihet nëse këto zgjedhje do të jenë të vlefshme, pas të ri, që prej dy vitesh është në pritje, për t’u miratuar në qeveria.