Gara për ‘Këpucën e Artë’, mungon rivalitet Messi-Ronaldo

Sport

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim vitet e fundit gara për ‘Këpucën e Artë’ nuk zhvillohet më mes 2 yjeve Messi dhe Ronaldo.  Argjentinasi kryeson i vetëm garën për golashënuesin më të mirë me 33 gola dhe 66 pikën dërsa ndiqet nga talenti franzec Kylian Mbappe me 27 gola dhe 54 pikë.

Ylli i Juventusit ka shënuar 19 gola (38 pikë) në Serie A dhe qëndron shumë prapa rivalit të tij të përhershëm.

Në kohën që po afrohet fundi i sezonit 2018/2019, Goal ka bërë një përmbledhje të golashënuesve më të mirë në disa prej ligave kryesore evropiane që konkurrojnë për ‘Këpucën e Artë’.

Më poshtë janë 10 golashënuesit më të mirë deri më tani:

1. Lionel Messi (Barcelona) 33 gola (66 pikë)
2. Kylian Mbappe (PSG) 27 gola (54 pikë)

3. Robert Lewandowski (Bayern Munich) 21 gola (42 pikë)
4. Krzysztof Piatek (Genoa/AC Milan) 21 gola (42 pikë)
5. Fabio Quagliarella (Sampdoria) 21 gola (42 pikë)
6. Luis Suarez (Barcelona) 20 gola (40 pikë)
7. Duvan Zapata (Atalanta) 20 gola (40 pikë)
8. Mbaye Diagne (Kasimpasa/Galatasaray) 26 gola (39 pikë)
9. Cristiano Ronaldo (Juventus) 19 gola (38 pikë)
10. Sergio Aguero (Manchester City) 19 gola (38 pikë)

 

Share: