Futbolli është në zi. Ish-lojtari i Sevijës, Realit dhe Arsenalit, Antonio Rejes, ka ndërruar jetë këtë mëngjes, pas një aksidenti automobilistik.
Deri tani nuk bëhet asnjë detaji më shumë i ditur, klubi i Sevijës dhe Espanjolit kanë postuar në “Twitter”, këtë lajm të hidhur për futbollin spanjoll.
Spanjolli ka pasur një karrierë të pasur duke luajtur për skuadra si, Sevija, Reali, Arsenali, Atletiko, Benfika, Espanjol etj.
Ai që nga janari i këtij viti ishte pjesë e skuadrës së Ekstremadura, në Divizonin e Dytë spanjoll.