Mbyllet protesta për rrëzimin e Ramës, Basha: Me gjithë sfidën e motit ne mbajtën tubimin më të madh në histori, ne do fitojmë

Aktualitet Kryesore Politikë

Është mbyllur protesta para kuvendit me një mbledhje para oborrit të Partisë Demokratike.

Duke folur para protestuueve të PD në selinë blu Basha tha me gjithë sfidën e motit ne mbajtën tubimin më të madh në histori.

Me gjithë sfidën e motit ne mbajtën tubimin më të madh në histori, ne do fitojmë.

Fundi i Edi Ramaës është firmosur dhe vullosur nga pupolli Sovran.

Mirënjohje të thellë për ju, për këtë protestë të pashoqe, mirënjohje për këtë qëndresë monumentale në këtë natë, në këtë lindje të lirisë së re të demokracisë europiane.

Ju morët me vete dhe bashkuat më të madhen e historisë sonë kombëtare, dritën e shpirtit tuaj dhe ndriçuat rrugën e shpresës që kalon vetëm përmes zgjedhejve të lira e të ndershme, që do i kthejnë vendit qeverinë legjitime.

Sot në protestën e 9 në 8 javë dhe të 3 kombëtare kërkuam largimin e Edi Ramës si kusht i panegociueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- tha Basha.

Share: