Lindita Nikolla: Opozita i ka rënë murit me kokë, s’di ku do dalë

Aktualitet Kryesore Politikë

Deputetja e PS-së Lindita Nikolla është shprehur se opozita i ka rënë murit me kokë dhe nuk di se ku do të dalë. Sipas saj djegia e mandateve ishte një akt i paprecedentë.

Është e vërtetë që PS dhe Kryeministri janë me dorën e shtrirë për të vazhduar dialogun brenda parive kushtetuese për të pasur rregulla loje të barabarta në politikë. Sa më shumë bie popullaritet i LSI dhe PD aq më shumë rritet fjalori kundër sistemit dhe fjalori për dhunë. Ndërsa ne do vazhdojmë brenda sistemit.  Kjo maxhorancë është mandatuar nga popullit për të qeverisur për të bërë të mundur që demokracia të funksionojë.  Qeveria po punon dhe po ecën në rrugën e reformave.  Populli nuk është ai që proteston, është opozita që proteston dhe i ka rënë murit me kokë duke djegur mandatet dhe nuk e di se ku do të dalë”.

Ish-ministrja Nikolla ka folur edhe për deputet e rinj të opozitës që kanë hyrë në Kuvend.

Ne kur kemi konkurruar me listë dhe ata njerëz janë pjesë e asaj liste. Skuadra ime në Lezhe dhe kishte diferenca i pari apo i fundit. Ata nuk kanë qenë të sinqertë me listën që i janë prezantuar popullit dhe ose nuk kanë qenë të sinqertë me partinë, se kështu po thonë vetë”.

Ndërsa ajo ka përjashtuar mundësinë që Presidenti të ulë palët në tavolinë. Sipas saj Meta e ka humbur besimin.

Presidenti Meta e ka treguar së fundmi se ka qenë e treta parti e opozitës dhe ai e humbi besimin dhe sigurinë për të qenë ai që të ulë palët në dialog. Por jam e sigurt se Rama dhe mazhoranca janë të hapur për dialog për rregulla të barabarta loje, por pushtet në tavolinë nuk ka”.

Deputetja e PS gjithashtu është shprehur se ndërkombëtarët u kanë bërë thirrje kandidatëve në listat vijuese të opozitës që të pranojnë mandatet.

SHBA dhe BE e kanë bërë shumë të qarët qëndrimin e tyre dhe madje u kanë bërë thirrje deputetëve të listës që të marrin punën. Por opozita shkon kundër dhe tregon me forcë se është anti evropiane”, tha Lindita Nikolla për AbcNews.

Share: