28 vjet nga dita kur anija “Vlora” zbarkoi me 20 mijë shqiptarë në Bari

Histori Kryesore Kulturë Shkencë & jetë

Si sot para 28 vitesh nisi një ëndërr. Shqiptarët lanë atdheun dhe u nisën drejt brigjeve italiane. E ardhmja ishte e pasigurt, por shpresat ishin të mëdha. 20 mijë persona në bordin e një anije. Ishin 20 mijë shqiptarë.



20 mijë emigrantë shqiptarë që zbarkuan në brigjet e Barit me anijen Vlora. Anija me 20 mijë klandestinë ishte nisur nga Durrësi.

Shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin Vittoria. Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar kurs për tu tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për tu ndalur në portin e Puglias.

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”. Kjo9 ishte fraza që shqiptoi asokohe kryebashkiaku Enrico Dalfino.

Share: