Gjendet i pajete nje shqiptar 38-vjeç, qe jetonte në Arona të Italisë.
Mediat italiane, raportojne se trupi i tij, pas alarmit te dhene per ndihme nga disa turiste qe e kishin pare eshte gjetur i pajete ne ujërat e Liqenit të Maggiore.
Viktima eshte identifkuar si shqiptari Festim Brankollari. Ai u nxor nga liqeni pas disa ore kerkimesh.
Sipas policise, alarmin e dhane ne oret e para te mengjesit një grup turistësh qe e panë nga dritarja teksa ai po perpiqej te shpetonte mes ujerave te liqenit.
Me pas, u mesua se shqiptari kishte hyre ne uje per te nxjerrë një varkë me pedale, por era e ka marre me vete.