RRESHJE SHIU DHE BRESHËR, JA TEMPERATURAT DHE PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË SHTUNË

Sociale

Kjo e shtunë parashikohet të ketë reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Në qarqet Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje mesatare. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, sidomos në zonat malore. Në zona të caktuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 6 /16 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

Share: