Është e mundur të njohësh një person të rremë duke i kushtuar vëmendje 4 shenjave të pagabueshme
Në jetë takojmë një numër të madh njerëzish dhe nuk thuhet se mund te shohim natyrën e tyre të vërtetë. Është e vështirë të njohësh një person të rremë në kohë. Shoqëria e tanishme, frenetike dhe shumë e ndërlidhur, shumëfishon në mënyrë dramatike takimet, por nuk ekziston gjithmone koha e nevojshme për të njohur njerëzit jo realë. Ky ndonjëherë rezulton të jetë një avantazh, për ata që nuk duan të zbulojnë karakterin e tyre të vërtetë dhe mund të veshin me lehtësi maskën që i përshtatet më së miri, pa rrezikun e zbulimit. Në fakt, ka shumë njerëz që nuk janë autentikë dhe qëllimisht të rremë, të cilët për fat të keq i ndeshim në rrugën tonë. Megjithatë, ka mënyra të thjeshta dhe efektive për t’i ekspozuar ata shumë shpejt: thjesht kushtojini vëmendje karakteristikave të pagabueshme që zbulojmë më poshtë:
MURI
Individët e rremë janë simulatorë kronikë. Ata nuk buzëqeshin në mënyrë autentike. Buzëqeshja është e ngurtë dhe e zymtë. Një buzëqeshje është e natyrshme kur shtrihet edhe në sy, duke theksuar një shprehje kënaqësie.
EGOCENTRIKË
Simulatorët kronikë duan të ndjehen të rëndësishëm në çdo fushë, edhe nëse nuk kanë aftësitë e nevojshme për t’u konsideruar si të tillë. Vështirë se një person i rremë do të jetë me të vërtetë i interesuar të dijë se si është personi tjetër: Qëllimi i tij i vetëm do të jetë, në të vërtetë, të përqëndrohet gjithë vëmendja tek ai. Një person autentik, nga ana tjetër, nuk do të ndjejë nevojën që të jetë në qendër të vëmendjes, karakteri dhe sjellja e tij do të jenë të natyrshme në çdo gjë që ai bën. Njerëzit që mbajnë maskë nuk kanë miq, por vetëm bashkëpunëtorët dhe rivalë.
Përveçse gjithmonë kanë justifikime, bëjnë thashetheme, fajësojnë të tjerët dhe gjykojnë, njerëzit e rremë shpesh i fillojnë fjalitë e tyre me “sinqerisht”, “të jem i sinqertë”; por edhe “nëse ju them diçka atëherë ju zemëroheni”. Këto janë të gjitha mënyrat për të thënë se synojnë të përqendrojnë vëmendjen tek vetja.
SHPËRBLIME
Pikërisht për shkak se qëllimi i tyre është të fitojnë përfitime dhe përparësi, simulatorët kronikë e dinë se ata duhet të njihen me njerëz të pushtetshëm.
Dhe për të fituar simpatinë dhe vëmendjen e të tjerëve, këta njerëz mundohen të kënaqin të tjerët, në çdo kohë. Mos harroni se nuk behet fjalë për komplimente të vërteta, por për mënyra të tjera të ekspozimit dhe shfaqjes së vetes. Natyrisht secili person është i ndryshëm nga tjetri, dhe po kështu janë njerëz të rremë. Këshilla është që gradualisht t’i largojmë këta njerëz, pasi ata janë potencialisht të dëmshëm për jetën tuaj. Disa mund të jenë veçanërisht të zotë në artin e shpifjes, dhe në këto raste është e nevojshme të mbështeten në sinjale të tjera: a njihni të tillë?/bota.al